
Mundesi investimi me e mire sesa real estate
Me duket sikur shumica e robve qe blejn apartamente, e blejn me mendimin qe nuk ka gje tjeter me te sigurte dhe me më pak lodhje sesa te kesh nje apartament.
Nese bejme disa llogaritje te thjeshta:
- te blesh brenda unazes, nuk besoj qe gjen apartament nen 140 mij euro. Duhet te jesh me fat te gjesh ndonje ndertues qe akoma s'ka filluar punimet qe ndoshta te marresh dicka me lire
- te blesh jashte unazes mund te gjesh apartamente nen 140 mij euro, ne kamez psh.
- Brenda unazes, qirate variojne nga 400 deri ne 700 ose 800 euro muaji, ndersa jashte unazes mund te gjesh edhe nen 400 euro muajin.
Pra, nese blejme nje apartament 140,000 euro dhe e lejm me qira 600 euro, ne rastin me te mire, i bie qe fitimi eshte rreth 5% ne vit.
Ketu nuk po llogarisim mobilimin, mirembajtjen, dhe sa muaj do te ngelet bosh apartamenti kur te iken qiramarresi.
Tani, nese te njejten shume do e kishim vendosur ne obligacione qe shiten nga Banka e Shqiperise:
Ky eshte nje obligacion 20 vjecar me interes 6.7%.
Obligacionet paguajn interesin 2 here ne vit, dhe ne fund te 20 viteve merr leket e tua mbrapsht.
Pra, nese me keto 140,000 euro nuk blejme nje apartament qe digjet per 2 minuta, por blejme obligacione nga shteti Shqiptar, ne marrim 6.7% te 140 milion lekve (te vjetra) cdo vit, qe i bie 9 milion e 380 mij lek te vjetra. -15% taksa qe mbahet, i bie 660 mij lek ne muaj
Pa u shqetesuar fare per mobilje apo qiraxhinje, ti mund te marresh 660 mij lek ne muaj te garantuara nga shteti, dhe nuk ke pse ja jep leket ndertuesve hajvana qe ndertojne shtepi ku degjon edhe nje pordhe te komshiut.