u/JumpApprehensive9949

▲ 26 r/kosovo

Për këtë rrahjen e këtij personi të VV-së

Shumica e vrejta kishin bo komente po i ka than ky i VV-së Sami serbia me një koment në fb.

A është kjo arsye?

Ç’do kun në botë figurat publike janë pre e kësi lloj komenteve. Pjesë e demokracisë është kur je figurë publike me kanë edhe cak i komenteve ofenduese.

Por a e din çka m’pengon ma së shumti: kta persona që në këtë rast pajtohen me sjelljen e Sami Lushtakut janë jashtëzakonisht të padrejtë. Qe pse- po këta persona janë që shpesh kanë shar Albin Kurtin duke i thënë Albin Serrbia.

Pikërisht kta persona janë të tillët të cilët veprojn në këtë mënyrë : Unë dikujt bon me ja bo ama dikush mu jo. Pra fund e krye të padrejt.

Kjo është veç sjellje favorizuese për personat që i don apo janë pjesë e shoqërisë tane. Shkurt prronto sistem.

Është po kjo sjellje irrituese që s’kom qef hala opozita me ardh në krye. Në këtë mënyrë kta kanë qeverisë edhe kur u kanë koha e tyre, tu e llogaritë Kosovën veç për veti.

E qysh pret ty me të dasht ai që s’është i lidht me ty.

O debilla të flliçt dhe të padrejt!

Me sot u vulos vota jem VV për zgjedhjet e radhsë.

Duhët opozita me ndërru mas pari për me ndrru pozita

reddit.com
u/JumpApprehensive9949 — 13 hours ago
▲ 30 r/kosovo

A e kemi gjyku RC Kola pa nevojë??

Veç sa m’ra me provu mas shumë shumë viteve edhe e vrejta që është ma e mirë se pepsi dhe se Coca cola.

Te dyja këto të fundit ma lajnë fytin si me jargë(mukozë) që shumë me pengon , edhe me bo me pas pastaj duhangji afër veç sa s’më bllokohët fyti.

Për ma tepër CC ka fillu me u importu prej Serbisë dhe ka refuzu me u prodhu në Kosovë.

Pepsi t’paktën prodhohët në Shqipëri. ( kjo është në rregull )

Por Rc Cola prodhohet bë Kosovë ( e licensuar nga kompania amarikane ) .

Shkaku që ma përpara kemi tentu me shit shmek është bo një paragjykim se çka pin.

Edhe produkti që prodhohët në Kosovë është shpreh si i papëlqyeshëm. Ndërsa kualiteti mu po më dokët ma i mirë.

Për ndryshe me sa pash Rc Cola kanaqe pat 10g sheqer për 100 ml , ma e vogël se pepsi dhe CC që kanë 12g për 100 ml . Plus çmimi ma i lirë.

Plus Kosova importon pije në vlerë 80 milion në vit. Prej tyre një pjesë e madhe të gazuara.

Kshtuqë pse? Diçka e jona me kualitet ma të mirë, shija as që mujta me dallu prej ktyre dyjave edhe me çmim am të lirë.

Ju ftoj mbas shumë viteve me provu rc cola veç me pa a dallon diçka në shije.

Unë për veti e mora pahiri kanaqe e cila e pat shumë modelin e njejtë me pepsi.

reddit.com