▲ 9 r/shqip
A po ju doket edhe juve që te na mungon orientimi real në karrierë për maturantët?
Sinqerisht, po m’duket që shumica e maturantëve te na e zgjedhin drejtimin pak “hajt se po provoj”, ose prej presionit të familjes/shoqnisë.
Edhe mandej mas 1-2 viteve:
“spo ma nin ky drejtim”
“gabim e paskna zgjedh”
“skam lidhje me këtë punë”
E problemi osht që shumë pak flitet realisht për orientim dhe zhvillim në karrierë te na.
Jo veç:
“Qysh e ka rrogën kjo degë?”
ose
“Ku ka punë ma shumë?”
Po:
– çka t’përshtatet ty si person
– çka din me bo mirë
– qysh me e kuptu veten pak ma shumë
– edhe qysh mos me humb vite kot
Mendoj që kjo pjesa e këshillimit në karrierë te na hala nuk merret seriozisht sa duhet.
Po m’intereson me dit:
A ju ka ndihmu dikush realisht kur e keni zgjedh drejtimin/fakultetin?
A krejt vet e keni gjet rrugën?
u/Commercial_Blood4111 — 2 days ago