u/Carry-Maximum

▲ 30 r/kosovo

Këcënimet online s'po merren seriozisht nga policia

Përshëndetje, siç thotë titulli një shoqe e imja ka ra në bela me një person që e ka takuar online. Ky njeri ka qenë i involvuar në disa krime mjaft të rënda (shoqja ime ka fol me të pa e ditë këtë informat). Ai tani e kërcënon atë që do ja prishë reputacionin ndaj familjes e punës. Kur ka shkuar në polici, ata e kanë përqeshur dhe i kanë thënë që thjesht mos të flet me të. Normal ka më shumë informata në gjithë këtë mesele, por nuk po e shoh të nevojshme ti them të gjitha qka i di. Nëse e di ndokush qka me ba ose te kush me shku, do ishim shumë mirënjohëse.

reddit.com
u/Carry-Maximum — 2 days ago