u/Beautiful-Image-556

▲ 11 r/kosovo

Jam nje nxenes i shkolles se mesme maturant. Nuk m’ka met shum per me perfundu shkollen e mesme edhe jom tu kqyr per me hi n’fakultet per Shkenca Kompjuterike, IT, noten mesatare n’shkoll t’mesme e kom 4.6 per momentin jom tu e konsideru per me hi n’UBT se mu ka dok kolegj serioz. Po shumicen e njerzve qe i kom vet per ket pun mkan dhan pergjigje mix do ma bojshin shko se n’UBT osht mir vec duhesh me msu, do ma bojshin shko n’UP se ki ma shum mundsi pune po osht shum shtir me kry.
Sinqerisht nuk po di hala qka me bo, kom shku n’UBT mkan pyt sa e kom noten mesatare ju kom kallxu 4.6 edhe m’kan than mir shum se nuk po i pranojm nxansat ne nota ner 4, edhe ni sen po dufke me bo parakontrat mi kan lyp 500€ n’fillim tani me pagu vitin po mu bojke 1800€ (nese e paguj cash meniher, edhe kishe qe i kisha notat e mira se kshtu tha ish 2250€). Per pare nuk osht problem vec kisha pas nevoj per do kshilla ku ja vlen ma shum UBT a UP njana qe osht ma premtuse edhe qe muj me gjet ven t’punes

reddit.com
u/Beautiful-Image-556 — 9 days ago